SHBA/ Papa: 7 shtetet e lëkundura do përcaktojnë votën, retorika e ashpër e Trump mund të ndikojë në rezultat

SHBA/ Papa: 7 shtetet e lëkundura do përcaktojnë votën, retorika e ashpër e Trump mund të ndikojë në rezultat

Gazetari Robert Papa, autor i emisionit Fokus në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN Tv ka komentuar sondazhet për kandidatët presidencialë në SHBA ku u shpreh se sondazhet kanë marzhet e tyre të gabimit dhe se problem mbeten 7 vendet e lëkundura që do përcaktojnë dhe votën.

Ai tha se Harris ka investuar miliona dollarë në reklamat televizive dhe nëse ajo fiton ky do jetë mandati i katër për Obamën. Sipas tij retorika e ashpër e Trump mund të jetë ajo që do ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.

Varet se kush i bënë sondazhet, por ato kanëmarzhet e tyre të gabimit. Problem mbetet beteja në 7 shtetet e lëkundura që do përcaktojnë dhe votën se kush fiton. Pas intervistës së dhënë nga Harris në BBC ajo duke mos ditur për tu përgjigjur me zgjuarsi ka dhënë vota për Trump, nga ana tjetër Trump nuk dëgjon këshilltarët.

Trump refuzoi një debat në Fox News, Harris heshti. Trumpi ka shumë besim se do jetë fitues.  Njerëzit besojnë atë që duan të besojnë, ata e kanë vendosur për kë do votojnë, javët e mbetura janë për të lëkundurit. Nga ana tjetër Harris është më e zgjuar te reklamat televizive e cila ka investuar miliona dollarë.

Nëse harris fiton, ky do të jetë mandati i katër për Obamën. Ka një shans që dhe shqiptaro-amerikanët të ndikojnë. Jo të gjithë emigrantët janë kriminelë, prandaj retorika e ashpër e përdorur nga Trump mund të ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve.  I vetmi shtet ku mund të ketë një vlerë vota e shqiptareve është Michigan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy