Vokshi: Kuvendi i Bashës, si antimitingjet e Hysni Milloshit (VIDEO)

Vokshi: Kuvendi i Bashës, si antimitingjet e Hysni Milloshit (VIDEO)

Kryetarja e LDG-së në PD, Albana Vokshi, thotë se do të jetë pjesë e Kuvendit Kombëtar të thirrur më 11 dhjetor nga Berisha. Përmes një lidhjeje Skype, Vokshi tha se Kuvendi i thirrur nga Basha nuk përfaqëson anëtarësinë.

Unë e kam firmosur kërkesën për thirrjen e kuvendit të PD më 11 dhjetor. Është ajo që unë kam kërkuar që më 9 shtator. Kam kundërshtuar vendimin e zotit Basha për përjashtimin e Berishës. Duhet të jenë forumet ato që vendosin për vendime të rëndësishme. Përsa kohë Basha nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të shmangur përcarjen e PD, unë do t’i bashkohem kuvendit të 11 dhjetorit. Kjo është Partia Demokratike zyrtare. Fatet e saj i ka marrë në dorë anëtarësia. 18 dhjetori i vendosur me pakicë. Të tjerët nuk mund të dalin mbi vullnetin e anëtarësisë. 18 dhjetori më kujton antimitingjet e Hysni Milloshit. PD është më 11 dhjetor, tjetri mund të jetë shoqatë por jo PD.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy