Katy Perry rrëfen momentet e vështira pas ndarjes

Katy Perry rrëfen momentet e vështira pas ndarjes

Katy Perry ka dashur të kryejë vetëvrasje  pas ndarjes nga Orlando Bloom në vitin 2017 dhe pas suksesit të dobët të albumit të saj “Ëitness”.

Këngëtarja, 35 vjeçare, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë me aktorin Orlando, 43 vjeç, pranoi se ajo kishte kaluar në depresion pas momenteve të ulëta në jetën e saj personale dhe profesionale.

“Unë kisha dhënë aq shumë, dhe kjo më copëtoi. Unë isha ndarë nga i dashuri, i cili tani është babai i fëmijës tim”, tha ajo.

Këngëtarja, e cila është rritur nga prindër pastorë, tregoi se besimi i saj e ndihmoi të shërohej me kalimin e kohës.

“Ishte e rëndësishme për mua që të më thyhej zemra që të mund ta gjeja tërësinë time në një mënyrë krejt tjetër. Mirënjohja është ndoshta gjëja që më shpëtoi jetën, gjeta mënyrat për të qenë mirënjohëse”.

Pas një viti me çështje të shëndetit mendor, Katy Perry tregoi se tani gjërat janë përmirësuar.

“Shpresa ka qenë gjithmonë një mundësi për mua, për shkak të marrëdhënies sime me Zotin dhe diçka që është më e madhe se unë”, tha këngëtarja.

Këngëtarja e hitit “Fireëork” është shumë e lumtur që do të bëhet nënë për herë të parë.

Ky është fëmija i parë për Perry-n dhe i dyti për aktorin, i cili ka dhe një djalë nga martesa me modelen Miranda Kerr.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy