Ismail Kadare, laureat i Çmimit Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”

Ismail Kadare, laureat i Çmimit Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, sot, në konsultim me Këshillin e Librit, ka vendosur që Çmimi Ndërkombëtar "Letërsia Shqipe" t’i jepet shkrimtarit Ismail Kadare, për kontributin e madh dhënë letërsisë shqipe dhe asaj botërore.

Ky çmim i veçantë, jepet për personalitet, të cilët, me veprën e tyre, kanë ushtruar një ndikim esencial në emancipimin e shoqërisë, ngritjen dhe vetëdijesimin e përgjithshëm për vlerat emancipuese, me theks të veçantë, përmes fushës së letërsisë, duke ndikuar kështu në njohjen e saj në përmasa ndërkombëtare.

Çmimin në fjalë ka vlerë monetare 10 mijë euro, dhe u jepet personaliteteve, shtetas të Kosovës, Shqipërisë, apo ndonjë shteti tjetër, që kanë dhënë kontribut të çmuar për letërsinë shqipe.

Ky çmim, sipas Rregullores, jepet nga ministri, në bashkëpunim me Këshillin e Librit.

Ministri Kujtim Shala e vlerësoi se laureati Ismail Kadare, e vë këtë çmim në një standard të lartë ndërkombëtar. Ky çmim, si i tillë, do të jetë një ndihmesë për pranimin, njohjen dhe afirmimin e mëtejmë të letërsisë shqipe.

Shala më tej shtoi se një çmim dhe vlerësim i tillë i ka munguar letërsisë shqiptare.  Ceremonia solemne do të zhvillohet në Prishtinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy