
Votimi nuk është bllokuar në asnjë qendër votimi. Kështu njoftoi kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ndërsa bëri me dije se të dhënat nuk janë përditësuar sipas raportimeve për 1 orëshin e fundit, pasi aplikacioni i KQZ është sulmuar nga hakerat.
“Nuk ka qendra votimi ku të jetë bllokuar procesi. Në 144 QV identifikimi po bëhet manualiosht, për shkak të probleme me pajisjet elektronike. Në raste sporadike ka patur pezullim të përkohshëm të votimit, për identifikim elektronik dhe problematika të tjera të konflikteve ndërmjet anëtarëve të komisionit të QV, të gjitha kanë qenë të karakterit të administrimit të procesit zgjedhor dhe s’ka patur konflikte që mund ta vendosin në rrezik zhvillimin.
Në shkollën Betim Muco, ku ka 12 QV, ka patur grumbullim njerëzish dhe në ambientet e brendshme, gjë që është e palejueshme, kemi dërguar inspektorë dhe procesi po zhvillohet normalisht”, njoftoi Celibashi në konferencën për mediat.



