Një politikë neutrale pa angazhim ushtarak ka qenë ajo që Suedia ka ndjekur për dhjetëra vite me rradhë, por tashmë, me luftën në Ukrainë, duket se kjo politikë po ndryshon edhe në vendet nordike.
Ndryshe nga fqinjët e tyre në Detin Baltik, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia dhe Danimarka, Suedia dhe Finlanda nuk janë anëtare të NATO-s, megjithëse kanë qenë partnerë të ngushtë të Aleancës për dhjetëra vite.
Por lufta në Ukrainë ngjan se po i afron këto vende më tepër se kurrë më parë drejt anëtarësimit në NATO. A mund të themi tashmë se Suedia dhe Finlanda do të ndryshojnë politikën e tyre dhe do të jenë pjesë e Aleancës? Çfarë mund të themi për mënyrën se si po ndikon lufta në Suedi dhe në krejt Eurpën? Për më tepër ndiqni “EuropeIN” nga Blerina Goce në MCN TV.



