
"Kukull e Putinit" e ka quajtur Hillary Klinton preidentin e SHBA-së, Donald Trump. "Ai sërish po bën të njëjtën gjë, ai po merr ndihmën ruse për veten e tij. Pasi ai e di se nuk mund të fitojë pa të. Por ne nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë", ka thënë ajo.
Hillary Clinton ka postuar opinionin e saj në rrjetin social Twitter, pasi "007 USA" e SHBA paralajmëroi Kongresin Amerikan se Moska po përpiqet të ndërhyjë përsëri në zgjedhjet amerikane, si në vitin 2016, kur punoi për të favorizuar Trump duke dëmtuar edhe vetë Klintonin.



