Tajfuni Nanmadol godet Japoninë, evakuohen 4 milionë persona

Tajfuni Nanmadol godet Japoninë, evakuohen 4 milionë persona

Një nga tajfunet më të mëdhenj që ka prekur ndonjëherë Japoninë, ka goditur ishullin jugor të Kyushu.

Tajfuni Nanmadol ka sjellë erëra prej të paktën 180 km/h dhe disa zona mund të kenë përmbytje prej reshjeve të shiut gjatë ditës së sotme.

Të paktën katër milionë njerëzve u është thënë të evakuojnë shtëpitë e tyre, për shkak se priten përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu, ndërsa shërbimet e trenave, tragetet dhe qindra fluturime janë anuluar.

Tajfuni arriti në tokë pranë qytetit të Kagoshima, në majën jugore të Kyushu, mëngjesin e sotëm.

Kyushu është më jugori nga katër ishujt që përbëjnë pjesën kryesore të Japonisë dhe ka një popullsi prej më shumë se 13 milionë personash.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se Nanmadol do të sillte shira të rrëmbyeshëm, stuhi përgjatë bregdetit dhe erëra aq të fuqishme sa që ekzistonte rreziku që shtëpitë mund të shemben.

Tajfuni aktualisht po lëviz në veri nëpër Kyushu, shoqëruar me sasi të mëdha shiu në qendrën malore të ishullit.

Ai pritet të zhvendoset lart përmes Japonisë qendrore drejt Tokios gjatë ditëve në vijim dhe të ruajë pjesën më të madhe të fuqisë së tij ndërsa lëviz.

Kërcënimi më i madh për jetë njerëzish dhe dëme materiale paralajmërohet nga shiu, i cili tashmë po shkakton fryrjen e lumenjve dhe mund të përmbysë toka dhe të shkaktojë rrëshqitje dherash.

Nanmadol është tajfuni i 14-të i Paqësorit këtë sezon, dhe deri tani më i madhi që ka goditur Japoninë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy