Lukashenko: Nuk do të ketë mobilizim në Bjellorusi

Lukashenko: Nuk do të ketë mobilizim në Bjellorusi

Nuk do të ketë mobilizim në Bjellorusi”, bëri të ditur sot presidenti i vendit, Alexander Lukashenko.

"Ky mobilizim është në Rusi. Fakti është se ata [Perëndimi] tani po përpiqen të hamendësojnë se çfarë po bëjmë. Nuk do të ketë mobilizim. Është një gënjeshtër," citoi presidentin agjencia e lajmeve BelTA.

Siç raporton TASS, Lukashenko vuri në dukje se kundërshtarët e autoriteteve po krijojnë falsifikime të ndryshme në këtë drejtim. Ai theksoi se Bjellorusia patjetër do t'i përgjigjet kërcënimeve dhe përpjekjeve të mundshme për të kryer akte terroriste. Sipas tij, për këtë rregullisht po mbahen stërvitje të ndryshme, duke përfshirë edhe ato me milicinë popullore, në mënyrë që njerëzit t'i njohin detyrat e tyre dhe të kenë aftësitë e nevojshme ushtarake.

Deklarata e Lulashnkos vjen vetëm dy ditë pasi presidenti rus njoftoi gatishmërinë për të mobilizuar 300 mijë rezervistë shtesë në front.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy