Shqipëria është një ndër vendet me normën më të ulët të riciklimit të mbetjeve urbane me vetëm 18% të tyre.
Ndonëse qeveria vijon pagesat ndaj inceneratorëve, pavarësisht aferës korruptive, ekspertët e mjedisit thonë se vetëm riciklimi do të shpëtojë vendin nga kriza e manaxhimit të mbetjeve.
Drejtuesja e programit të qeverisë gjermane GIZ, Christine Koenig na zbulon se Shqipëria renditet si një nga vendet me normën më të ulët të mbetjeve të ricikluara në Europë, ndonëse direktivat e Brukselit janë për reduktimin e sasive të mbetjeve që shkojnë në landfille.



