
Ministri Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i ka dalë në mbrojtje anëtarit të negociatave me Greqinë, Artur Meçollari. Ai u shpreh se Meçollari ka certifikatë sigurie nga NATO. Ndërkohë deputeti Paloka këmbënguli se ka informacione të sigurta që Meçollari ka qenë agjent i shërbimeve të huaj.



