OKB nxjerr numrin e civilëve të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë

OKB nxjerr numrin e civilëve të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë

Që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, janë vrarë 4074 civilë si dhe janë plagosur 4826 të tjerë.

Janë këto shifrat e publikuara në Gjenevë nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Viktimat civile ndahen në 1540 burra, 1014 gra, 93 vajza dhe 100 djem, si dhe 69 fëmijë dhe 1258 të rritur, seksi i të cilëve ende nuk dihet.

Në mesin e të plagosurve, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, ka 971 burra, 653 gra, 112 vajza dhe 137 djem, si dhe 166 fëmijë dhe 2787 të rritur, gjinia e të cilëve ende nuk dihet për shkak të dëmtimeve të marra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy