Gjergj Hani: Ideja për kandidim më lindi pas takimeve të para të Bashës. Rikthimi i tij nga heshtja, i pakuptimtë

Gjergj Hani: Ideja për kandidim më lindi pas takimeve të para të Bashës. Rikthimi i tij nga heshtja, i pakuptimtë

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, përballë Lulzim Bashës, Gjergj Hani, thotë se të gjitha garat në Shqipëri kanë krijuar idenë e qartë se fituesi është i paracaktuar dhe kandidimin e tij e argumenton me faktin se nuk mund të lihet që diçka e tillë të vazhdojë përjetësisht. Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se është i vetëdijshëm që nuk është i favorizuar në këtë garë dhe se nuk janë në pozita të barabarta si në pjesën e partisë, dhe në anën financiare, por se diçka e tillë nuk duhet të jetë justifikim për ta ndaluar. Hani shton se në zgjedhjet e kaluara shkuan të votojnë 104 mijë demokratë, për Partinë Demokratike zyrtare dhe se shkuan të votojnë duke e ditur se nuk kishin asnjë shans të fitonin. Sipas tij, ata shkuan të votonin për bindjen e tyre edhe pse ishte një garë inekzistente, një fushatë inekzistente, një garë me xhaketë varur. “Është një tregues i qartë që gjithë këta shkuan të votojnë jo për zotin Lulzim Basha, i mungonte fushatës ishte në heshtje zgjedhore prej një viti e gjysmë dhe nuk kishte një qasje me këta demokratë që shkuan të votojnë bindjen e tyre dhe këtu fillon problemi. Pasi nuk besoja se zoti Basha do kthehej kështu siç po kthehet. Pas një heshtje të gjatë dhe të pakuptueshme. Ndonëse tha për mos përçarjen e demokratëve dhe për mos thellimin e kësaj përçarje, gjë e cila mua nuk më rezulton e vërtetë që tërheqja dhe heshtja e zotit Basha ndihmoi në afrimin e demokratëve. Nuk ka ndihmuar, ka bërë të kundërtën. Se ndërkohë që Basha heshte, zoti Berisha vazhdonte të akuzonte dhe heshtja e tij shihej si dobësi, si mungesë besimi në vetvete. Shtoi më tepër paqartësitë e njerëzve. Është e pakuptueshme ishte se para kamerave ditë përpara zgjedhjeve tha se do marrë pjesë në fushatë. Ideja për kandidim më lindi 2-3 ditë pas nisjes së takimeve të nisura nga zoti Basha. Nuk është çështje guximi, as nuk e kam menduar para zgjedhjeve. Heshtja juaj deri tani më ngjan shumë me maksimën e trishtë të zotit Berisha në 1993, bashkëvuajtës, bashkëfajtor. Nëse do të ringresh këtë forcë politike nga heshtja totale, është e papranueshme.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy