Reciprociteti për targat, Aliaj: Kurti-Osmani në një linjë, topi në fushën e Serbisë (VIDEO)

Reciprociteti për targat, Aliaj: Kurti-Osmani në një linjë, topi në fushën e Serbisë (VIDEO)

Dy rrugë nacionale që lidhin Kosovën me Serbinë, po vazhdojnë të mbahen të bllokuara nga kamionët dhe veturat e vendosura nga banorët lokalë serbë edhe ditën e katërt, prej kur Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë vendimin e saj për reciprocitet me Serbinë për targat e automjeteve.

Në lidhje me këtë situatë të zhvillimeve në Kosovë, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilir Aliaj në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se ajo që ka rëndësi në të gjithë këtë është marrëdhënia e njëtrajtshme mes kryeministrit dhe Presidentes të vendit.

Sipas Aliajt kjo është ndihmon edhe aleatët në dhënien e ndihmës së tyre tëb cilët kanë një rol të rëndësishëm. Sa i përket marrëdhënieve zyrtare Prishtinë-Tiranë, eksperti theksoi se problemi qëndron që me krijimin e “Open Ballkan”, por që sipas tij dy vendet duhet të jenë në linjë, Tirana të rreshtohet përkrah Kurtit dhe Osmanit.  

Sot kemi dy përfaqësuesit më të lartë të Kosovës të cilët janë në një linjë dhe kjo i ndihmon shumë dhe aleatët tanë SHBA, Britani, Gjermani që të ndërmarrin hapa për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Ato që ndjekin çështjen kanë kuptuar se tashmë topi është fushën e serbëve dhe jo shqiptarëve, vendimi i qeverisë së Kosovës për targat është i drejtë. Tirana ti bashkohet linjës së Kurtit dhe Osmanit, të gjithë bashkë, politikanët të gjejnë zgjidhjen për të rregulluar punët.

Intervista e plotë

1.Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të mërkurën u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të mbledhur në afërsi të vendkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak që të lirojnë rrugët e bllokuara. Ai gjithashtu ka theksuar se është i gatshëm që të shkojë në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në rast të një ftese nga Bashkimi Evropian dhe se Kosova është e gatshme ta heqë masën e reciprocitetit sa u përket targave, në qoftë se Beogradi do ta bëjë të njëjtën gjë. Si e lexoni këtë moment ku gjenden marrëdhëniet mes dy vendeve?

Do ndalem pak te situata brenda Kosovës. Është hera e parë pas çlirimit që kemi një marrëdhënie të njëtrajtshme mes kryeministrit dhe presidentes. Sot kemi dy përfaqësuesit më të lartë të Kosovës të cilët janë në një linjë dhe kjo i ndihmon shumë dhe aleatët tanë SHBA, Britani, Gjermani që të ndërmarrin hapa për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Ato që ndjekin çështjen kanë kuptuar se tashmë topi është fushën e serbëve dhe jo shqiptarëve, vendimi i qeverisë së Kosovës për targat është i drejtë. Sot jemi në këtë situatë sepse jemi në një linjë. Ky është hapi më i rëndësishëm nga ‘99 e deri më sot po mbajnë një qëndrim të unifikuar.

2.Cilat do të jenë pasojat e këtyre veprimeve? A ka më kohë për t’ju shmangur njohjes së Kosovës nga pala Serbe? Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur më parë se Kosova duhet të ndryshojë vendimet e saja “të këqija” ose në të kundërtën, shteti i tij do të ndërmarrë masa, pa specifikuar se për çfarë masash bëhet fjalë.

Ne e dimë se sa të aftë janë serbët për të ndërmarrë masa ndaj shqiptarëve tani. Dhe kjo është elementi i parë bazë. Vuçiç do vazhdojë të kërcënojë me masa por nuk ka asgjë në dorë. Nga pikëpamja ekonomike eksportuesi më i madh është Serbia dhe gjithë ato kamionë në doganë që vijnë për të eksportuar mall është humbje për Serbinë dhe do jenë ato biznese që do kërcënojnë Vuçiç. Do jenë bizneset ato që do i kërkojnë presidentit serb të ndërmarrin hapa sepse sot serbët kanë në tavolinë një projekt për të njohur Kosovën dhe më pas të vazhdojnë një marrëdhënie normale. Nëse ata nuk e bëjnë do shohim se cilat do jenë zhvillimet.

3-Në lidhje me këtë situatë ka pasur reagim edhe nga ndërkombëtarët. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka bërë thirrje të mërkurën për ulje të menjëhershme të tensioneve në veri të Kosovës. Sipas të cilit  secili provokim dhe veprime të njëanshme duhet të shmangen, pasi janë në kundërshtim me interesin e njerëzve në rajon. Cili është roli i ndërkombëtarëve në këtë moment?

Në Shqipëri ka kakofoni kur flitet për ndërkombëtarët, por nuk duhet të harrojmë që ata janë ata që luftuan për ne, për çlirimin e Kosovës, dhe sigurisht që ato kanë një rol të dorës së parë në të gjitha çështjet tona dhe në këtë vendim të Kosovës kemi dorën e atyre. Zgjidhja është te njohja e Kosovës nga Serbia nëse nuk ndodh vijmë te masat. Ndërkombëtarët mbajnë në dorë dhe shkopin dhe karrotën, sot po përdorin shkopin.

4. Po roli i Rusisë?

Duhet ti kthehemi pak shifrave, kur flasim për faktor ndërkombëtar kemi SHBA, Gjermania Britani, ndërsa Rusia është një shtet pa peshë në ekonominë botërore. Ata do bëjnë deklarata por sa është pesha e tyre, është 1.8 më e vogël e Koreja e Jugut. Deklaratat e tyre nuk prishin punë.

5. Së fundmi, marrëdhëniet Prishtinë dhe Tirana zyrtare?

Marrëdhëniet e Prishtinës me Tiranën kanë nisur të ftohen u tha nga Osmani, por kjo është fatkeqësi. Ka një problem të madh nga ana e Tiranës dhe është tek iniciativa ‘open ballkan’ e cila nuk shoh ndonjë faktor të madh që e përkrah. Në vizitën e Merkel këtu ajo e injoroi tërësisht atë duke përmendur vetëm procesin e Berlinit dhe besoj se në këtë radhë topi vazhdon të jetë në Tiranë. Kjo është një problematikë që ka kohë që vazhdon, do të kemi parasysh se dhe Rugova dikur ka pasur qejf mbetje me Tiranën në periudha të caktuara. Ajo që është e rëndësishme është se duhet të jemi në linjë, Tirana ti bashkohet linjës së Kurtit dhe Osmanit, të gjithë bashkë, politikanët të gjejnë zgjidhjen për të rregulluar punët. Nuk duhet të fajësojmë asnjë palë por idetë janë të ndryshme, por ama këto ide duhen të konsultohen para marrjes së vendimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy