Në emisionin “Të Paekspozuarit”, analistët Andi Bushati dhe Neritan Sejamini analizuan paralelen që hoqi kryeministri Rama mes Kosovës dhe Palestinës. Bushati tha se një lidhje të tillë Rama e bën si populist, ndërsa Sejamini tha se një paralele e tillë nuk mund të hiqet për shkak të statusit të ndryshëm të dy vendeve.
Bushati: Pse e përdor Palestinën? Ka luftë atje, vriten njerëz. Thotë kur erdhi Klintoni këtu më tha, ngaqë nuk firmosi Arafati marrëveshjen e paqes, shih si përfunduan. Kush është lidhja e shkurtër për budallenjtë? Po nuk firmosi Albin Kurti asociacionin, kosovarët do të vuajnë si palestinezët e Gazës. E trashë, e ulët dhe ushqim për budallenj. Ka politikanë populistë që ky lloj diskursi u zë vend. Ky është një ushqim për budallenjtë.
Sejamini: Kosova është shtet. Palestina nuk është. Kosova ka marrëdhënie diplomatike, ekonomike dhe politike me shumë vende. Është anëtare e organizatave ndërkombëtare. Çdo lloj paralelizmi mes Kosovës dhe Palestinës është degradim i statusit të Kosovës.



