Protesta e Nikaj-Mërturit/ Gecaj: Projekti për lumin është bërë në fshehtësi, kanë gjetur vendin e gabuar për të fituar para  (VIDEO)

Protesta e Nikaj-Mërturit/ Gecaj: Projekti për lumin është bërë në fshehtësi, kanë gjetur vendin e gabuar për të fituar para (VIDEO)

Banorët e krahinës së Nikaj-Mërturit në Tropojë kanë protestuar kundër projektit të KESH në lumin e Mërturit, ku po ndërtohen prita malore dhe po devijohet rrjedha natyrore e ujit. 

 

Në studion e MCN TV, përmes një lidhjeje online, ish-kryetari i Shoqatës së Nikaj-Mërturit, Mhill Gecaj, tha se projekti nuk është paraprirë nga asnjë dëgjesë publike, madje ai është bërë në mungesë të plotë të transparencës. 

 

Sipas tij, për të minimizuar potencialin që ky lumë ka në turizmin e zonës, e cila për më tepër ka statusin e parkut kombëtar, në tabelën përshkruese, ai është cilësuar si përrua. Gecaj thotë se lumi ka një shtrat shekullor dhe ndryshe nga sa pretendohet, nuk bart inerte në liqenin e Komanit.  

 

Ka nisur një investim pas asnjë informacion paraprak dhe pa asnjë dëgjesë publike. E kanë bërë çdo gjë fshehurazi. Kanë qenë mbi 500 veta dje në atë protestë. Ne kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të punimeve. Ai lumë nuk është përrua. Gjithçka është bërë aty për ta minimizuar sa më shumë, duke e quajtur përrua. Është lumë shekullor, ka shtratin e tij. E njoh shumë mirë, kam kaluar mijëra herë aty. Ai nuk mbart inerte siç pretendohet, sepse nuk është shumë i rrëmbyeshëm.  

 

Tabela e vendosur aty flet për përroin e Lekbibajve, ndërsa ndërhyrja është bërë në lumin e Nikaj-Mërturit. Kjo zonë është park natyror. Aty është bërë e ditur dje që do të ketë një plotësim të gjithë dokumentacionit juridik dhe do të dërgohet në SPAK. Këto janë tendera mafioze dhe korruptive. Këtu nuk është paraqitur asnjë studim. 

 

Ky projekt është totalisht i pamiratuar. Nuk dihet se çfarë po bëhet aty. Nuk i vjen e keqja liqenit të Komanit nga ky lum. Inertet derdhe aty nga përrenjtë. 

 

Unë kam dyshimin se pas këtij projekti ka interesa okulte. Ka fjalë se këtu po diskutohet për ndërhyrje të tjera energjetike. 

 

Ai lumë është identiteti ynë. Është akoma i virgjër. Zona është park natyror i mbrojtur me ligj. Nuk do të lejojmë asnjë ndërhyrje aty. Kanë gjetur vendin e gabuar për të fituar para.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy