Goditet organizata e mafies në Kalabri, policia arreston 116 persona

Goditet organizata e mafies në Kalabri, policia arreston 116 persona

Mbi 1 mijë policë kanë zbritur në terren në Itali, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin 116 personave. Sipas policisë bëhet e dituar se ata kanë goditur një organizatë kriminale kalabreze.

Të gjithë të arrestuarit janë të akuzuar për role të ndryshme që kanë pasur në organizatën e “Mafies”, e cila akuzohet për vepra të ndryshme penale si grabitje, posedim të paligjshëm të armëve, transferimin mashtrues të aseteve, mashtrim dhe krime të tjera, të gjitha të rënduara mbi këtë bandë.

Sipas “La Repubblica”, aksioni është zhvilluar në zonën ‘jonike’ të Kalabrisë, e cila konsiderohet nga policia edhe si ‘zemra’ e Ndrangetës.

Sipas hetimeve të para mediat italiane më tej shkruajnë se në mesin e të arrestuarve ka edhe persona të klanit Morabito, ndër familjet më të rëndësishme dhe historike të Jonit, të udhëhequr gjatë nga Peppe Morabito, i njohur si “Tiradritto”, i cili  konsiderohet si një ndër mendjet më të zgjuara në Locri.

116

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy