Bale, shënjestra kryesore e Newcastle

Bale, shënjestra kryesore e Newcastle

Gareth Bale nuk është i dëshiruar te Real Madridi, prandaj e ardhmja e tij pritet të jetë larg Santiago Bernabeut. Megjithatë, Los Blancos deri më tani nuk kanë mundur ta largojnë për shkak të pagës së tij të lartë, sepse klubet nuk duan ta paguajnë atë shumë.

Ndërkohë, Newcastle United pritet të bëhet klubi i pasur me pronarë të rinj, të cilët janë të interesuar që ta riformojnë skuadrën. Kështu, sipas Marca, anësori uellsian është shënjestra kryesore e klubit anglez për afatin e ardhshëm kalimtar.

Tottenham Hotspur e ka zbehur interesimin për ish-lojtarin e vet, ashtu që kthimi i Bale në Ligën Premier pritet të jetë në St James’ Park.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy