90% e vajzave të reja në vendet me të ardhura të ulëta nuk përdorin internetin

90% e vajzave të reja në vendet me të ardhura të ulëta nuk përdorin internetin

Rreth 90% e adoleshenteve dhe vajzave të reja nuk e përdorin internetin në vendet me të ardhura të ulëta, ndërsa bashkëmoshatarët e tyre meshkuj kanë dy herë më shumë gjasa të ketë akses.

Këto janë të dhënat e Unicef-it me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në Teknologji, e festuar sot nga Unioni Ndërkombëtar i Komunikimeve, një agjenci e Kombeve të Bashkuara.

"Nëse duam të heqim hendeqet gjinore në tregun e punës, veçanërisht në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, ne duhet të fillojmë tani duke ndihmuar të rinjtë, veçanërisht vajzat, të fitojnë aftësi dixhitale", tha  drejtori i Arsimit i Unicef, Robert Jenkins.

Sipas raportit të Unicef-it, vajzat kanë më pak gjasa të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të mësuar dhe punësuar. Mesatarisht në 32 vende dhe territore, gratë e reja kanë 35% më pak gjasa se bashkëmoshatarët e tyre meshkuj që të kenë aftësi dixhitale, duke përfshirë detyra të thjeshta si kopjimi ose ngjitja e skedarëve ose dosjeve, dërgimi i postës elektronike ose transferimi i skedarëve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy