
“Lagardère” ka hyrë në negociata ekskluzive me kompaninë tregtare M6 Group për shitjen e kanaleve të saj televizive.
“Lagardère”, e cila ka vendosur të përqëndrohet te botimet dhe shitjet që kanë të bëjnë me turizmin, duke dalë kështu nga transmetimet, është në bisedime ekskluzive me M56, e cila zotërohet nga RTL, për shitjen e të gjitha kanaleve të saj televizive me përjashtim shërbimit që ofron muzikë klasike, “Mezzo”. Paketa përfshin kanalin për fëmijët “Gulli”, atë për të rinjtë “Canal J”, “TiJi”, “Elle Girl TV”, MCM, MCM Top dhe RFM TV.
Këto kanale, me përjashtim të “Mezzo”-s, kontribuan në të ardhurat prej 98 milionë eurosh të kompanisë “Lagardère”, në vitin 2017.
“Lagardère” thotë se shitja e kanaleve ishte një hap përpara në realizimin e strategjisë së saj për t'u përqëndruar në zhvillimin e aktivitetit botuese dhe atij të udhëtimeve. Sipas kompanisë, kjo strategji do ta ndihmojë në sigurimin e mjeteve që do ta pozicionojnë ato në mesin e liderëve globalë përsa u përket këtyre sektorëve.
Ndërsa M6 Group e sheh blerjen e këtyre kanaleve si një mundësi për të plotësuar ofertën e saj për familjet dhe forcimin e pozitave të saj në tregun mediatik francez.
Muajin e kaluar, e përditshmja financiare franceze “Les Echos” raportoi se M6 dhe prodhuesi i animacionit “Xilam” ishin në negociata për blerjen e kanaleve.
“Gulli”, një kanal që ka të vetin 16.4% të audiencës 4-14 vjeçare, konsiderohet si “xhevahiri” i kurorës së kanaleve televizive të platformës “Lagardère”.
Ndërkohë, kjo e fundit është angazhuar në një proces të veçantë për shitjen e kanalit të muzikës klasike, “Mezzo”.



