Policia e Tiranës thotë se ka arrestuar 31 persona që dyshohet se janë pjesë e disa grupeve që shpërndanin lëndë narkotike në shkollat e kryeqytetit. 14 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe 7 janë arrestuar me herët. Shpërndarja bëhej përmes monopatinave, shërbimit taski dhe delivery. Mes të arrestuarve dhe një ish efektiv policie. Janë sekuestruar kokainë, heroinë e kanabis sativa.



