Në kohën kur jugu i vendit u përfshi nga përmbytjet, në veri bora bllokoi disa fshatra duke izoluar banorët.
Prej 8 ditësh rruga ishte e bllokuar për shkak të reshjve të dëborës, duke izoluar banorët e Thethit në Dukagjin.
Ndërhyrja me mjete të larta nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në rrugën Bogë-Qafë Thore-Theth ka bërë të mundur zhbllokimin e rrugës, duke i ardhur në ndihmë banorëve të zonës.
Banorët pas reshjeve të para të borës, bën apel për ndihmë, pasi nuk mund të lëviznin as për probleme shëndetësore.
Bora në këtë zonë shkoi rreth 1 metër, duke e bërë të padukshme rrugën.



