Më i ndjekuri në “Facebook”/ Ermal Mamaqi rrëfen si i bëri 2 milionë ndjekës

Më i ndjekuri në “Facebook”/ Ermal Mamaqi rrëfen si i bëri 2 milionë ndjekës

Personazhi i njohur që ka më shumë ndjekës në Shqipëri në rrjetin social Facebook, është Ermal Mamaqi. Ai numëron 2 milionë ndjekës.

Në vitin 2013, aktori i humorit ka marrë një adresë të një djali të ri, të cilin ai e kishte hapur me emrin e tij, duke u hequr si Ermal Mamaqi. Moderatori ka kontaktuar me Facebook-un, ku aty duket se i ka trokitur fati, pasi dy faqe të rreme që ishin hapur me emrin e tij u bashkuan në një duke ruajtur kështu edhe numrin e fansave.

“Ka qenë viti 2013 kur unë kam hyrë në ‘Facebook’ dhe dikush kishte hapur një faqe me emrin Ermal Mamaqi dhe hiqej si unë. Faqja kishte 10 000 veta dhe në atë moment unë e mora dhe faqja u rrit. Unë gjeta edhe një faqe tjetër me emrin tim dhe në momentin që u vërtetova që isha unë, ‘Facebook’ m’i bashkoi fansat. Ai djali ma dhuroi nuk ia bleva faqen që ishte me emrin tim. Ai ishte adoleshent që kishte qejf të postonte”, tregoi Ermal Mamaqi.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, Mamaqi ka rrëfyer edhe mënyrën e veçantë në administrimin e faqes, dhe se si numri i ndjekësve nisi të rritej vrullshëm.

“U bënë 2 milionë fansa vetëm duke bërë humor. Çdo njeri që na dërgon foto dhe video ia postojmë”- tha Mamaqi.

I pyetur nëse e konsideron veten mbret apo skllav të rrjeteve sociale, Ermal Mamaqi tha se e ndjen veten në mes.

“Unë e konsideroj veten në mes dhe e kam çliruar nga skllavëria se nuk merrem me të. Me administrimin e rrjeteve sociale merret një djalë”, tha Mamaqi. /Gazeta Express / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy