
Debati për rishikimin e historisë së periudhës komuniste (1945-1990) është rikthyer në vëmendje, mes historianëve dhe studiuesve që theksojnë rëndësinë e një qasjeje të re, pa ideologji.
Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, studiuesi dhe historiani Marenglen Kasmi tha se rishikimi i kësaj periudhe është i domosdoshëm, por nuk duhet të nënkuptojë mohimin e gjithçkaje që është shkruar më parë.
Unë mendoj se historia e para viteve ’90, mbetet. Nuk jemi në të veçantë, kudo u përdor historia u instrumentalizua për interesat e veçantë, por jo gjithçka është e pavlefshme. Pra, nëse do të gjykonim këtë periudhë dhe studimet e bëra në vitet ’45-90, padyshim ajo që bie poshtë, pa qenë nevoja të jesh historian, është ideoligjizmi i saj, pra gjëra që janë detyruar të shkruhen nga kolegët asokohe. Ajo që nuk mund të tjetërsohet është padyshim fakti, ngjarja, vërtetë në ndodhinë e saj ndërsa interpretimin ti sot e ke mundësisë që duke e ballafaquar me atë trajtim me shtesa dhe hapësirën e lirinë akademike që ke sot të arrish në një përfundim të duhur”.

Sipas Kasmit, është gabim të mendohet se çdo përfundim i kohës së komunizmit ishte i gabuar. Në raste kur partia nuk kishte interesa ideologjike, nuk ndërhynte.
Ai theksoi se ristudimi i kësaj periudhe është një proces normal dhe i shëndetshëm për çdo historiografi, veçanërisht për një vend që ka kaluar një regjim totalitar.
Duhet thënë se edhe ato përfundime jo gjithmonë janë shkruar gabim në atë kohë, ose e thënë ndryshe aty ku partia nuk kishte nevojë të ndërhynte nuk e bënte, kur e vërteta ishte ne anën e saj.
P.sh. ajo që merret për bazë është historia ushtarake, në shifra, në beteja, në numra, aty nuk ka çfarë ndryshon.
Në rastin konkret, në vitet 1970 janë blerë disa dokumente gjermane përmes Parisit, u ble nga Instituti i Historisë, dhe po të shikosh ato faksimilet sot, qe janë të ruajtur, aty dallon paragraf, “po të përkthehet’, ‘jo të mos përkthehet’, pra, aty dallohej kush u interesonte të përkthehej e kush jo, ndërkohë që padyshim duhet të merret në rishqyrtim i tërë dokumenti.
Pra, padyshim që rishikimi përveç se është një gjë krejt normale, pra, ristudimi, vazhdimi i studimeve në histori, është mëse i domosdoshëm për një historiografi si si kjo e jona që ka kaluar atë periudhë në kohën e komunizmit, por jo kundër përmbysjes së gjithçkje.
Sa i përket mënyrës së funksionimit, si aparat shkencor, si korrektësi në të shkruar, qoftë edhe në pikëpamje formale, për mendimin tim këto institucione për mendimin tim ka një nivel shumë të lartë, por përmbajtja dihet”.



