NATO: 7 mijë deri në 15 mijë trupa ruse janë vrarë në Ukrainë

NATO: 7 mijë deri në 15 mijë trupa ruse janë vrarë në Ukrainë

Një oficer i lartë ushtarak i NATO-s tha ditën e sotme se aleanca vlerëson se 7 000 deri në 15 000 trupa ruse janë vrarë në luftën në Ukrainë.

Oficeri ushtarak, duke folur në kushte anonimiteti, sipas Associated Press, tha se vlerësimi i numrit të të vrarëve bazohet në një kombinim të informacionit nga qeveria ukrainase, indikacioneve nga Rusia dhe informacioneve me burim të hapur.

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 28-të të saj dhe mediat e huaja bëjnë me dije se forcat ruse po vazhdojnë të bombardojnë qytetin port jugor të Mariupolit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy