Nga ‘Gjeniu i Vogël’ në ‘The Voice’, Klint Çollaku: Motra, iniciatorja ime në këtë rrugëtim

Nga ‘Gjeniu i Vogël’ në ‘The Voice’, Klint Çollaku: Motra, iniciatorja ime në këtë rrugëtim

Këngëtari Klint Çollaku i ftuar në Zgjohu me MCN ka rrëfyer në studio rrugëtimin e tij në muzikë duke nisur që nga Gjeniu i vogël dhe fitorja në The Voice dhe çmimet në festivale.

Ai tregon se iniciatorë e këtij rrugëtimi ka qenë gjithmonë motra e tij e cila e ka shoqëruar në gjatë këtyre eksperiencave, ndërsa shprehet se ajo që e ka bërë të dalloj nga konkurrentët e tjerë ka qenë mënyra dhe emocioni me të cilën ai e trajton këngën.

Klinti tregon  se aktualisht është shkëputur pak nga muzika pasi është fokusuar te menaxhim biznesi shkollë për të cilën ka studiuar, por thekson se nga muzika nuk do të heqë dorë kurrë.

 

Drupal Ad

 

 

 

Nga muzika këtë periudhë kam pasur një pauzë reflektive sepse unë e kam pasur gjithmonë frikën e të bërit vetëm një gjë në jetë dhe vendosa që të merrem dhe me profesionin tim që është menaxhim biznesi, pra jam fokusuar dhe te karriera , por nuk kam hequr dorë nga muzika.

E kam të vështirë të ndaj festivalet dhe netët live sepse të dyja kanë emocionet e veta dhe përgjegjësitë. Eksperienca te gjeniu i vogël ka qenë një periudhë shumë e bukur sepse njeriu kur rritet fillon dhe mendon shumë gjëra, aty kam qenë vetëm unë dhe mendoja vetëm për gjeniun dhe familjen në atë periudhë. Iniciatori ka qenë motra ime e cila ka parë një reklamë dhe unë kam pasur gjithmonë qejf të merrja pjesë në kompeticione dhe kështu ndodhi.

Mendoj se njeriu është mirë që ti di cilësitë e vetes dhe mendoj se emocioni që kam dhënë në këngë është ajo që më ka bërë të dalloj nga konkurentët e tjerë në kompeticione, ndoshta ka qenë mënyra se si unë e trajtoj emocionin në këngë. Motra ka qenë iniciatorja ime në këtë rrugëtim.

Më tej Klint Çokllaku ka folur dhe për emocionet që ka përjetuar teksa ka kënduar në fejesën e motrës së tij.

Ka qenë një emocion që nuk e kam menduar se do e përjetoja, veçanërisht kur pash motrën që hyri dhe kishte një lot në faqe jam emocionuar shumë gjatë performancës në këngë. Ishte një emocion ndryshe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy