Dikur ishte porti më i rëndësishëm në Ballkan, një qytet vibrant kozmopolitan, ku njerëz të besimeve të ndryshme dhe nga back-grounde të ndryshme etnike përziheshin lirisht me njëri-tjetrin.
Në vitet e para të Perandorisë Bizantine, Selaniku konsiderohej si qyteti i dytë më i rëndësishëm në Perandori pas Kostandinopojës, përsa i përket mirëqenies dhe përmasave.
Një nga qytetet më të mëdha në Evropën Juglindore dhe gjithashtu qendra e dytë e madhe ekonomike, industriale, tregtare dhe politike, që nga themelimi i tij në kohët e lashta, Selaniku ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e kulturës greke dhe kulturës së të gjithë hapësirës ballkanike.



