Arrestohet kryeredaktori i gazetës opozitare turke

Arrestohet kryeredaktori i gazetës opozitare turke

Policia turke arrestoi kryeredaktorin dhe disa gazetarë të të përditshmes “Cumhuriyet”, e përditshmja kryesore e opozitës, e kthyer në armike të presidentit, Recep Tayyip Erdogan pas disa zbulimeve për pushtetin e tij.

Këto arrestime janë masa e fundit e marrë në kuadër të dënimeve të shumta të kryera në Turqi pas përpjekjeve për grusht shteti në muajin korrik kundër presidentit Erdogan dhe që kanë prekur më shumë shtypin, me ndalimin e dhjetëra gazetarëve dhe mbylljen e 100 mediave.

Gazeta njoftoi se dhjetëra prej drejtuesve dhe gazetarëve të saj duke përfshirë dhe kryeredaktorin, Murat Sabuncu, ishin arrestuar dhe dërguar në paraburgim.

”Në total 14 mandatarreste janë lëshuar”, sipas të përditshmes.

Këto arrestime po bëhen në kuadër të një hetimi për aktivitetet terroriste në lidhje me lëvizjen e predikuesit Fethullah Gulen, akuzuar për organizimin e grushtit të shtetit më 15 korrik, sipas një komunikate të prokurorisë së Stambollit, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve Anadolu Agency.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy