Presidenti i Koresë së Jugut miraton mocionin për arrestimin e liderit të opozitës

Presidenti i Koresë së Jugut miraton mocionin për arrestimin e liderit të opozitës

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol miratoi një mocion për të arrestuar liderin e Partisë Demokratike, Lee Jae-myung.

Pas miratimit të Yoon, Asambleja Kombëtare do të votojë fshehurazi për fatin e Lee, të akuzuar për korrupsion, i cili mund të bëhet lideri i parë i opozitës parlamentare në historinë e vendit që përfundon i arrestuar.

“Mocioni për arrestimin e Lee u mor të hënën e 20 shkurtit dhe u miratua nga Presidenti”, thuhet në një deklaratë të lëshuar sot nga byroja koreane.

Mocioni u depozitua përmes Prokurorisë së Lartë dhe Ministrisë së Drejtësisë, në përgjigje të një kërkese të prokurorëve në Seul.

Një zyrtar i presidencës së Koresë së Jugut tha se miratimi i Yoon është një hap thjesht administrativ.

Prokurorët në Gjykatën Qendrore të Seulit lëshuan një urdhër arresti kundër Lee të premten. Prokurorët e akuzojnë liderin e opozitës koreane për shpërdorim të detyrës, ryshfet dhe vepra të tjera në lidhje me një sërë projektesh zhvillimi në Seongnam, qytet ku ai ishte kryetar bashkie midis viteve 2010 dhe 2018.

Lee dyshohet se ka përfituar nga roli i tij për të siguruar kontrata dhe të ardhura të parregullta për partnerët e tij privatë në kurriz të tatimpaguesve.

Lee akuzohet gjithashtu se ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në financat publike lokale duke miratuar heqjen e një marrëveshjeje për ndarjen e fitimit për një nga projektet në fjalë, atë të Daejang-dong.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy