Hasani: Organizatorët e protestës duhet të dalin në krye dhe të kenë një axhendë të qartë (VIDEO)

Hasani: Organizatorët e protestës duhet të dalin në krye dhe të kenë një axhendë të qartë (VIDEO)

Avokati Naim Hasani tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se organizatorët e protestës duhet të dalin në krye dhe të kenë një axhendë të qartë të asaj që duhet bërë.

 

Sipas Hasanit protesta duhet të jetë paqësore dhe 4 korriku do të jenë manifestimi vlerave demokratike.

 

Ka shumë qytetarë që dëshirojnë dhe përgatiten të vijnë dhe të marrin pjesë në protestën e ditës së nesërme në Tiranë për të protestuar. Besoj se do të jetë një ditë manifestimi i vlerave demokratike. Pjesëmarrja masive nesër duhet të lexohet me kujdes nga klasa politike në Shqipëri. Kam besimin se do të jetë protestë qytetare, pa incidente dhe pa skenat që pamë dje para Parlamentit. Besoj se kjo frymë e protestave qytetare të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të qytetarëve shqiptarë.

 

Qytetarët udhëtojnë me makina me flamuj dhe me veshje tradicionale. Shqiptarët e Britanisë janë në krye të këtyre protestave. Organizimi do jetë me flamuj shqiptarë e britanikë, me kapele shqiptare dhe britanike. 

 

Shfaqjet e dhunës tregojnë dy arsye, e para që një protestë që vijon mbi 30 ditë duhet të ketë kokë dhe organizatorë që të dalin në krye dhe të kenë axhendë të qartë. Tregon dhe frustrim që kam ditë kanë dalë. Sa më shumë që kemi zgjatje dhe nuk kemi organizim të mirëfilltë kalohet në mjete ekstreme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy