Misteri i zemrës së Saimir Sulës, Lala: Qeveria t’u kërkojë vendeve të BE-së të kryejnë ADN-në

Misteri i zemrës së Saimir Sulës, Lala: Qeveria t’u kërkojë vendeve të BE-së të kryejnë ADN-në

Një ngjarje e ndodhur në maj 2020 në Spanjë, ku përfshihet një shtetas shqiptar, nuk është zbardhur ende. Misteri i zemrës së Saimir Sulës vijon edhe katër vjet pas vdekjes së tij në rrethana të çuditshme në Barcelonë.

I ri shqiptar u shtrua në spital atje për shkak të një temperature dhe një nënshtrua një testi Covid, i cili doli negativ. Tetëmbëdhjetë orë më vonë, ekipi mjekësor në spital njoftoi familjarët se Saimiri kishte vdekur.

Vdekja e çuditshme u pasua nga një sërë misteresh që familja e viktimës ende nuk i ka sqaruar. Motra e Saimirit, Majlinda, thotë se trupin e tij autoritetet spitalore tentuan ta djegin në kohë rekord. Pas refuzimit dhe këmbënguljes se saj, trupi u soll në Shqipëri. Këtu, ai iu nënshtrua sërish autopsisë, e cila konstatoi se trupit i mungonte zemra. Sërish pas këmbënguljes së familjes, autoritetet spanjolle dërguan zemrën 3 vjet pas vdekjes së Saimirit.

Gazetarja Klodiana Lala thotë se zemra duhet t’i nënshtrohet provës së ADN-së për të vërtetuar fillimisht nëse i përket Sulës dhe më pas për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Por analiza e ADN-së në organin që ruhet prej shumë kohësh jashtë trupit të të ndjerit nuk kryhet në Shqipëri.

Në rastin konkret qeveria i ka të gjitha mundësitë t’u kërkojë vendeve të BE të kryejnë ADN e zemrës së Saimir Sulës. Nuk duhej të kishte pritur asnjë ditë që kjo të ishte bërë. Janë ndërruar tre ministra drejtësie dhe ende nuk është bërë. Nuk është çështjet e vetëm një institucioni. Janë disa të përfshira. Nëse kanë vullnetin për ta bërë dhe për të përcaktuar nëse është vrasje apo trafik organesh.

Ka një kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës. Por hetimi nuk ecën përpara po nuk u bë ADN-ja. Zemra nuk duhej të ishte mbajtur në Tiranë. Nëse nuk ke zemër nuk përcakton shkakun e vdekjes. Zemrës duhet t’i bëhet ADN-ja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy