Bastet sportive në të zezë, Ylli: Deputetët mund të kenë llogari për të luajtur! Rama do argumente

Bastet sportive në të zezë, Ylli: Deputetët mund të kenë llogari për të luajtur! Rama do argumente

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se të gjithë e dinë, se ekzistojnë bastet sportive në të zezë. Madje ai deklaroi se edhe deputetët mund të kenë hapur llogari, për të luajtur vetë.

Ylli u shpreh se sporti kërkon të jetë partnere me qeverinë dhe të dëgjohen kërkesat për hapjen e basteve sportive, pasi sipas tij sporti është industria që mund ta bëjë Shqipërinë krenare.

Unë jam i bindur që edhe kryeministri e di që ka baste në të zezë, e dinë deputetët, e dinë edhe shumë mirë kush i ka dhe kush luajnë. Mund të kenë edhe llogari që luajnë vetë. Të gjithë e dimë që ka baste sportive në të zezë. Kur të gjitha paratë e zeza, i marrin njerëz anonimë, pse të mos i marri shteti?! Bënë mirë që u mbyllën, por të rindërtohen. Njerëzit mund të luajnë me pak lek, por sistemi nuk do e lejojë 10 mijë euro. Është më mirë që të menaxhohet nga shteti. Kaq vend i pasur jemi ne, që lëmë të na ikin miliona euro dhe t’i marrin rrugaçët.

Ne duam të jemi partnerë me qeverinë, jo të mos na dëgjojnë. Kemi 3 muaj që kemi bërë takimin, kemi dërguar peticionin dhe ende nuk kemi marrë një përgjigje. Si shpjegohet kjo?! Sportin nuk ka qeveri që e ndalon. Sporti është industri e madhe. E pamë çfarë bëri futbolli me Conference League në Tiranë. Çfarë ka tjetër ky vend? Në çfarë fushe mund të krenohemi ne në Shqipëri?! Me atë politikë bajate?! Ne krenohemi vetëm me sportin, me këta kampionë që kemi. Sportistët janë ambasadorët më të mirët për Shqipërinë. Më erdhi mirë që futbolli u ul me ministren. Ministrja na ka ftuar edhe ne për këtë çështje.

Sipas Fidel Yllit, kryeministri Edi Rama, kërkon argumente për hapjen e basteve, pasi ishte ai vetë që i mbylli më parë. Gjithashtu ai theksoi se në rast se sporti merr paratë nga bastet, atëherë buxheti që do jepej për sportin, mund të kalojë diku tjetër.  

Kryeministri të ulet dhe të flasë me sportin. Është çështje e gjithë atyre deputetëve në parlament, që do ulen do flasin, do debatojnë, nuk mund të bëhet një ligj, se është kryeministri Zeusi i këtij vendi dhe çfarë thotë ai bëhet. Harrojeni këtë punë. Edi Rama ecën me shumë kujdes, e njoh mirë. Ai do argumente, që t’ia japi të gjithëve, sepse i mbylli dhe nuk ka se si t’i hapi, se i duam ne të dy. Normale që do ketë edhe nga ata që janë kundër.

Miliona njerëz anonimë që marrin para dhe shteti nuk i kontrollon, nuk merr asnjë taksë. T’i kontrollojë shteti dhe ato para që buxheti i ka për t’ia dhënë sportit, t’ia japë pensionistëve, mjekësve, ushtarakëve. Nëse ne marrim paratë e basteve, nuk kemi më nevojë për buxhetin.

Në këtë moment, buxheti për sportin është një tmerr dhe ne prandaj kemi këto rezultate. Nuk them se Rama do na dëgjojë, por është një dëgjues i mirë. Nuk i lë gjëra t’i ikin. Nëse Rama nuk dëgjon për këtë, atëherë sporti do të jetë kështu siç është tani, duke kërkuar lëmoshë. Është e pafalshme nëse ndodh. Nuk vazhdohet më kështu, është e tmerrshme. Unë e di të gjithë linjën si ka ardhur këtu.

Duka të mos hedhë kunja. Të uli tonet dhe të mos bëjë ironi. Ministrja e ka për detyrë ta presë. Të lërë mënjanë kunjat, sepse nuk ka çfarë të nxjerrë me këtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy