Mashtrimet kibernetike online/ Dokuzi: Kontrolloni mirë domain-et dhe kontaktoni bankat (VIDEO)

Mashtrimet kibernetike online/ Dokuzi: Kontrolloni mirë domain-et dhe kontaktoni bankat (VIDEO)

Eksperti i teknologjisë Shahin Dokuzi, përmes një lidhje në skype për edicionin e lajmeve në MCN TV foli mbi mashtrimet financiare online dhe alarmin e dhënë nga OKB. 

I pyetur mbi një mesazh mashtrues që pretendonte të ishte nga banka “Raiffeisen”, që raportohet të ketë mbërritur në telefonat e shumë qytetarëve, Dokuzi këshilloi që të kontrollohen mirë domain-et dhe të kontaktohet banka për verfikim në raste të ngjashme. 

Drupal Ad

Ai thekson se zakonisht synohen të dhënat e kartës, por ka edhe raste kur merren të dhënat e telefonave për shantazh. 

Mashtrimet kibernetike bëhen online, kompjuterëve, celularëve. Për të shmangur mashtrimin, bankat zakonisht çojnë mesazh me emrin e tyre, jo me numër. Duhet të shohim domain-in, që ishte Raiffeisen lidhje, që kuptohet që ishte mashtrim. Por edhe nëse është i përafërt, sërish duhet të pyesim bankën. Raiffeisen e ka gjithmonë Raiffeisen.al. Duhet të jemi të kujdesshëm kur paguajmë me karta. Ata synojnë kartën, të marrin kartën. Ose të marrin të dhënat e telefonit dhe të bëjnë shantazh. Sa i takon mashtrimit në kriptomonedha zakonisht hiqen si investitorë. Të thonë investo X vlerë dhe do marrësh X vlerë. Nëse të ikin paratë, s’ti kthejnë dot mbrapsht. Për shumë nën 100 mijë dollarë s’niset asnjë raportim".
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy