
Gazetari Artan Hoxha tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se këto zgjedhje kanë qenë të parat që nuk ulën tregun e euros. Arsyeja sipas tij është se aktivitetet dhe blerjet e votave janë bërë nga trafikantët e kokainës të cilët siç u shpreh ai punojnë me dollarë. Ai tregoi se të gjitha ngarkesat që janë kapur vijnë nga Ekuadori.
“Sa herë ka psur zgjedhje, ditën e fundit të fushatës, gjatë zgjedhjeve dhe një javë më pas binte vlera e euros. Kjo sepse blihen vota, paguhen aktivitete, borxhe dhe binte euro. Këto kanë qenë zgjedhjet e para që nuk lëvizi vlera e euros, por i dollarit sepse kokaina punon me dollarë. Ekuadori ka monedhë kombëtare dollarin dhe gjithë ngarkesat tona që janë kapur vijnë nga Ekuadori. Në zgjedhjet e fundit paraja që u injektua në fushatë nuk ishte euro me shumicë, por dollari. Nuk u investua para e grupeve që punojnë me euro por me dollarë”, tha Hoxha.



