
Në një bisedë me liderin turk Recep Tajip Erdogan, Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia mbetet e gatshme për negociata me Ukrainën, por me ndryshimin e situatës edhe kushtet e tyre ndryshojnë.
Kështu tha për mediat të martën zëdhënësi i Presidencës ruse, Dmitry Peskov, cituar nga Tass.
Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se në lidhje me negociatat, parimet mbetën të pandryshuara.
Presidenti tha se, Rusia mbetet e gatshme për të negociuar, por me ndryshimin e situatës, ndryshojnë edhe kushtet. Parimi mbetet i njëjtë, ashtu si të gjitha qëllimet e operacionit special ushtarak.
Gjithashtu në bisedime u tha se pala ukrainase ishte larguar plotësisht nga rruga e negociatave. Për këtë arsye operacioni special ushtarak vazhdon.
Më herët, ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu deklaroi se në një bisedë me Erdoganin në Samarkand, Putin pranoi se rifillimi i dialogut me Kievin mbetet një mundësi.



