Partizani-Marsaxlokk në MCN 24/ Shehi: Vlerësim maksimal, ndryshimi i stadiumit më mërziti dhe më gëzoi

Partizani-Marsaxlokk në MCN 24/ Shehi: Vlerësim maksimal, ndryshimi i stadiumit më mërziti dhe më gëzoi

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes që të kuqtë do të luajnë ndaj Marsaxlokk, në turin e parë të Conference League, e cila do të transmetohet në MCN 24.

Shehi kërkoi nga skuadra vlerësim maksimal dhe të jenë me këmbë në tokë, përpara një përballje që e cilësoi si shumë të rëndësishme.

Është ndeshja jonë e parë, nisim sezonin e ri me Kupat e Europës dhe kemi përballë ekipin maltez. Ndeshja sigurisht që ka situata dhe fragmente të ndryshme, ku kundërshtari mund të mbrojë thellë ose të presojë lart. Ne përgatitemi për të gjitha situatat e mundshme. Me aq informacion sa kemi, jemi munduar ta studiojmë kundërshtarin, edhe pse ka lëvizje në organikën e vet. Nuk kemi informacion 100% të saktë, por edhe pa informacion fare nuk jemi.

Tekniku i të kuqve, zbuloi se mesfushori Gjelbrim Taipi, do të jetë mungesa e vetme për nesër.

Vijmë pas një faze përgatitore ku zhvilluam tri ndeshje miqësore dhe dihet që në këtë periudhë ngarkesat janë të larta. Jemi të kënaqur me atë çka ka marrë skuadra dhe çfarë ka dhënë në fushë. Jemi të kënaqur që s’kemi pasur dëmtime. Na vjen keq që vetëm para dy ditësh në një situatë shumë të vogël na doli jashtë Taipi. Pjesa tjetër janë të gatshëm.

Nuk ka ndeshje të lehta. Futbolli tregohet në fushë, jo në letër. Kemi më shumë eksperiencë në Europë dhe vijmë pas një viti të mirë të vjetshëm, ku mbërritëm deri në “play off” të Ligës së Konferencës, por duhet ta vlerësojmë maksimalisht kundërshtarin dhe të mos kemi asnjë dozë euforie, që do të ishte e dëmshme. Nuk kemi asgjë tjetër si këto, përveç respektit dhe vlerësimit për kundërshtarin.

Shehi deklaroi se për ndryshimin e stadiumit, ishte i mërzitur në fillim, por edhe i kënaqur për shkak të të kaluarës.

Kur u bë ndryshimi i stadiumit isha i mërzitur, por edhe i kënaqur. I mërzitur në aspektin kolektiv, sepse luajmë larg qytetit tonë dhe tifozët do të kenë vështirësi të na ndjekin. Por në aspektin personal jam i kënaqur, sepse në këtë stadium kam ndjesi dhe eksperienca shumë të mira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy