Sulmohet me eksploziv spitali më i madh i Alepos

Sulmohet me eksploziv spitali më i madh i Alepos

Spitali më i madh në zonën rebele të Alepos u vë sërish nën shënjestrën e sulmeve me eksploziv, raportoi American Medical Society (SAMS), tre ditë pas bombardimeve të fundit.

“Dy fuçi me eksploziv kanë shpërthyer në afërsi të spitalit M10, por ka edhe informacione që bëjnë me dije për përdorimin e një bombe thërmuese”, sipas Adham Sahloul, i SAMS, OJQ me seli në SHBA që drejton këtë spital.

Kjo strukturë mjekësore si dhe një tjetër u bënë objekt i sulmeve ajrore të së mërkurës së kaluar.

“Sulmet me artileri të rëndë goditën gjatë mbrëmjes së djeshme dhe sot pjesën rebele të qytetit sirian të Alepos (veri), ku forcat proregjimit po fitojnë terren”, njoftoi një korrespondent i medias.

Të mbështetur nga goditjet ajrore e aleatit të tyre rus, forcat qeveritare të regjimit të Bachar al-Assadit po ndërmarrin që prej 22 shtatorit një ofensivë në shkallë të gjerë për të marrë kontrollin e pjesës më të madhe të territorit në qytetin e dytë më të madh të Sirisë.

”Që nga zonat në pjesën perëndimore të Alepos që zotërojnë kontroll të plotë, ato kanë shënuar epërsi në qendër dhe në veri në pjesën rebele të qytetit”, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy