Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se kriza aktuale politike në Kosovë, vazhdon pasojë e ndërhyrjes së shërbimeve sekrete serbe e ruse.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV ai kërkoi që nga Prokuroria Speciale të hetohet ndikimi që ka spiunazhi serb dhe rus tek politikanët e Kosovës.
Sipas tij, udhëheqës të institucioneve publike ushtrojnë presion tek deputetët e Kosovës, për të mos krijuar institucionet dhe qeverisë dhe kërkoi të zbulohet se kush qëndron prapa këtyre institucioneve.
Deklaratat për spiunazh i mbështes te deklaratat e liderëve të Kosova si ato të Presidentes, Kryeministrit, që në vazhdimësi kanë thënë se në Kosovë ekziston rreziku i ndërhyrjes së shërbimeve të huaja. Madje ka pasur edhe ndalime për ndërhyrje të shërbimeve të huaja.
Referuar deklaratave të subjekteve politike, kam arritur në përfundimin se nga mos konstituimi i institucioneve të Kosovës, rrezikon eskalimi i situatës nga shërbimet e huaja. Ekziston dyshimi i bazuar për spiunazh, për të mos krijuar institucionet e Kosovës, për të krijuar dëme sa më të mëdha.
Brishtësia e institucioneve të Kosovës e ka ripozicionuar Serbinë që të kryejë aktivitete në fushën e sigurisë. Ekziston dyshimi që Serbia të ketë rol, për të krijuar dëme sigurie. Në Veri të vendit ka pasur sulme sigurie, përpjekja për destabilizimin e vendit dhe mungesa e institucioneve është dëm serioz.
Partitë opozitare madje dhe ato pozitare kanë shkëmbyer akuza njëra ndaj tjetrës për ngërçin e krijuar. Kemi pasur deklarata për prani të agjentëve të huaj dhe aktiviteteve të tyre, kemi parë mungesë gatishmërie nga institucionet e Kosovës, për të pasur ndërhyrje.
Kemi konstatuar praninë e agjentëve rusë dhe serbë në institucionet e Kosovës. Partitë opozitare kanë drejtuar gishtin drejt personaliteteve të caktuara. Kisha kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, të fillojë një procedurë hetimore, nëse udhëheqës të institucioneve publike, ushtrojnë presion tek deputetët e Kosovës, për të mos krijuar institucionet dhe qeverisë dhe kush qëndron prapa këtyre institucioneve. Subjektet politike të lënë pas interesat por t’iu shërbejnë qytetarëve.
Gjithashtu marrëdhëniet jo të mira Shqipëri-Kosovë, i japin hapësirë shërbimeve të huaja sekrete. Referuar marrëdhënieve vëllazërore me Shqipërinë, e kemi mundësinë e ndikimit te subjektet politike në Kosovë dhe duhet të përdorim këtë komunikim, duke i treguar nevojat që Kosova ka.



