Kryeministri britanik Boris Johnson doli sot nga spitali, ku u shtrua të dielën e kaluar për t’u kuruar nga koronavirusi.
Lajmi u dha nga qeveria britanike.
"Sipas këshillës së ekipit të tij mjekësor, kryeministri nuk do të kthehet në punë menjëherë", tha një zëdhënës, duke njoftuar se Johnson do të vazhdojë izolimin e tij në Checkers, vendbanimi i rezervuar për krerët e qeverive britanike.
Zëdhënësi tha se Johnson i falënderon të gjithë në Saint Thomas (spitali në Londër, ku ai ndenji i shtruar) për kujdesin e shkëlqyer që i është dhënë.



