
Qytetarë të shumtë i janë bashkuar protestës së opozitës para Kryeministrisë.
Një numër i lartë qytetarët është grumbulluar në gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në nismë të protestës, nga studio e lajmeve në “MCN tv”, analisti Ilir Kalemaj, u shpreh se protesta në numër voluminoze të pjesëmarrësve, është treguesi i qartë se pos aleatëve që i janë bashkuar Sali Berisha, protesta nxori në shesh njerëzit dhe pakënaqësitë e tyre karshi pakënaqësive ekonomike dhe sociale në vend.
Kjo protestë sfidon kulturën e protestave të Lulzim Bashës. Ka një ton më të ashpër, më agresiv. Kush është objektivi i protestës dhe sa do të zgjasë ajo... kemi verën përpara, vera është stinë e thatë politike dhe është e vështirë të mobilizosh qytetarët. Ajo do të jetë një protestë e cila kombinon rënien ekonomike, problemet e rritjes së varfërisë, rritjes së çmimeve, të gjitha pakënaqësitë ekonomike dhe sociale duke shfrytëzuar rastin kur janë edhe tashmë aktuale aferat e inceneratorëve.
Duket që protesta tregon edhe një pjesëmarrje të qenësishme, pjesëmarrje voluminoze, të paparë që në kohë të gjatë, ku përveç aleatëve , kemi këtu edhe një pjesë të popullit opozitar që është i pakënaqur me ketë qeveri. Basha, të gjitha protestat që i niste dhe i organizonte, nuk i bitiste, nuk i çonte deri në fund, nuk e çoj deri në fund misionin e tij dhe shumë demokrat u zhgënjyen, dhe pikërisht ky është kontrasti që do të kryej Berisha, sepse forca e tij ka qene te turma, te mitingjet, te protestat.
Mendoj që pjesa më e madhe e protestuesve janë nga Tiranë, që kanë shumë arsye për të protestuar, jo të gjithë janë aty për të përkrahur Berishën si kryetar, por për arsye të llojllojshme.



