“Lufta” me shitësit ambulantë, kur Policia Bashkiake të shkel me këmbë (VIDEO)

“Lufta” me shitësit ambulantë, kur Policia Bashkiake të shkel me këmbë (VIDEO)

Përplasjet e efektivëve të Policisë Bashkiake me shitësit ambulantë janë të shpeshta në rrugët e kryeqytetit. Në videon më poshtë është aksioni i radhës: ai ndaj një shitësi perimesh në anë të një prej rrugëve në qendër të Tiranës.

Më shumë sesa largimi i shitësit nga rruga, gjoba apo sekuestrimi i mallit, praktikë që ndiqet zakonisht, të bën përshtypje gjesti i punonjësit të Policisë Bashkiake, i cili me arrogancë shkel produktet me të cilat synon të sigurojë pak të ardhura qytetari.

Video iu dërgua TvT nga një kalimtar i rastësishëm, por raste të tilla të ngjashme ka plot. Pak ditë më parë, TvT ishte e pranishme në aksionin e bashkiakëve ndaj një të moshuari që shiste libra në bordurën e një trotuari.

Ajo që kryebashkiaku Veliaj e ka cilësuar si aksioni për të çliruar hapësirën publike nga zaptuesit duket se shënjestrën kryesore ka pikërisht këta njerëz që përpiqen të fitojnë pak të ardhura, në mungesë të një pune.

Por ndërkohë, ky aksion përjashton firmat e ndërtimit që zaptojnë jo vetëm trotuaret, por edhe rrugët.

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy