“D’amir Catering”: Konkurrojmë me sigurinë ushqimore dhe eksperiencat më të mira në treg

“D’amir Catering”: Konkurrojmë me sigurinë ushqimore dhe eksperiencat më të mira në treg

Amir Gjokmeli drejtuesi i “D’amir Catering” rrëfen se si filloi gjithë ky aktivitet, i nisur nga pasioni për kuzhinën të cilin e ka të trashëguar.

Për emisionin “Zgjohu me MCN”, ai rrëfeu se vjen nga një familje e cila i ka rrënjët në kuzhinë, pasi i ati është kuzhinier prej 45 vitesh dhe vetë ai ka 12 vjet eksperiencë si kuzhinier në treg.

Gjokmeli shprehet se konkurrojnë me sigurinë ushqimore dhe eksperiencat më të mira në treg.

Unë kam mbaruar Hoteleri-Turizëm dhe kur dola në punë, dëshira ishte të bëhesha si im atë. Mu shfaq pasioni për gatimin.

Duke parë që nevojat në treg ishin të mëdha, për punonjësit e administratave, kompanive dhe ambasada.

Ne jemi të lidhur me kompanitë që garantojnë ushqimin e punëtorëve.

Ndryshe nga të tjerët kemi sigurinë ushqimore, ëmbëlsirat, ushqimin e shijshëm dhe të kuruar, si dhe transportin e sigurt.

D’amir Catering është një brand i ri, por kemi mbledhur gjithë eksperiencat më të mira në treg në fushën e ushqimit, përfshirë një eksperiencë shumëvjeçare, edhe timen.

Flasim për specialistë që kanë 17 apo 40 vjet në kuzhinë, të cilët kanë rrënjë në fushën e gastronomisë.

Ushqimi është çelësi kryesor për çdo gjë, sidomos kur flasim për një ushqim të shëndetshëm që bazohet te ushqimet e stinës.

Ne kemi mbi 400 receta të kuzhinës tradicionale, ku për një produkt kemi një sërë praktikash ekzekutimi.

Interesi ynë është të kemi sa më shumë bashkëpunim me kompanitë e reja, për mirëmbajtjen e gjithë punëtorëve me ushqim të shëndetshëm.

Mundohemi që çdo gjë ta prodhojmë vetë. Gjëja kryesore është siguria ushqimore.

I kemi të gjitha certifikatat e duhura për ushqimin dhe transportin.

Çdo produkt që gatuajmë sot, e ruajmë deri në 72 orë produktin, për të qëndruar sa më besnik me klientin.

Kjo pasi në momentin që një klient ka një helmim dhe intolerancë, i ruajmë kampionët për analiza më pas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy