Protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike përballë kryeministrisë është mbyllur me fjalimin e Sali Berishës. Gjatë përfundimit, në drejtim të godinës së Kryeministrisë janë hedhur molotovë dhe fishekzjarre.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa zona ka qenë nën masa të shtuara sigurie.
Ndërkohë mësohet se protestuesit janë drejtuar drejt kuvendit.



