Prostitucion në qendrën e masazhit, klientët pagesë ekstra për seks

Prostitucion në qendrën e masazhit, klientët pagesë ekstra për seks

Ishte krijuar si qendër estetike masazh por në të vërtetë ishte vend për shfrytëzim prostitucioni. Në pranga policia e Tiranës ka arrestuar pronaren e saj një 38-vjeçare, E.I ndërsa thotë se po ndjek në gjëndje të lirë 3 vajza mes tyre dhe një adoleshente vetëm 14 vjeçe si dhe 2 shtetas turkë. 

Por të tjera detaje janë zbuluar nga aksioni i policisë, ku shtetasja I. E, 38 vjeçe, banuese në Tiranë, që ishte pronarja e qendrës, bashkë me shërbimet estetike apo relaksuese, siguronte edhe të tjera favore për klientët meshkuj të interesuar.

“Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi nga informacionet e marra në rrugë operative në ambjentet e një qendre estetike, ku një shërbim ishte dhe masazhi dyshohej se këtë ambjent e përdornin përveç shërbimeve të masazhit por edhe të ushtrohej prostitucion kundrejt pagesave ekstra të masazhit”­ njofton policia.

Sipas saj, shtetësja I. E , pronarja e kësaj qendre dyshohet se organizonte punën në kamuflimin e masazheve ku kishte si objekt pune dhe marrdhënien seksuale në forma të ndryshme ndërmjet punonjësve dhe klienteve.

Qendra ofronte të tilla shërbime që prej 8 muajsh, ku dhomat ishin përshtatur si qëndër masazhi. 

E arrestuar

-E. I,38 vjeçe, banuese në Tiranë, (pronare e ambjentit të SPA)

Si dhe ndiqen në gjëndje të lirë shtetasit:

-A. B, 21 vjeçe, banuese në Tiranë, (punëtore)

-V. Ç., 14 vjeçe, banuese në Tiranë, (punëtore)

-B. D., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

-M. I., 32 vjeç, shtetas turk, banues Tiranë(klient)

-G. R., 40 vjeç, banues në Tiranë (klient)

-R.G., 30 vjeç,shtetas turk (klient)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy