Një 19-vjeçar në Australi është arrestuar pasi arriti të futej në sistemin e kontrollit të trafikut ajror duke shkaktuar konfuzion. Ai u fut në sistemin e aeroportit të Melburnit dhe Avalonit dhe shkaktoi ngatërresa në të paktën 16 raste brenda pak javësh.
Adoleshenti që sipas avokatit të tij vuan nga autizmi kishte gjetur një mënyrë për të konpromentuar frekuencat e kontrollit të trafikut ajror dhe për të komunikuar direct me pilotë dhe kullat e kontrollit.
Në një prej rasteve, ai detyroi një aeroplan të anulonte uljen. Djali është arrestuar dhe nëse provohet fajësia e tij mund të dënohet deri në 20 vjet burg.



