Bashkimi evropian ka propozuar një raud të ri sanksionesh ndaj Bjellorusisë pas mbështetjes që kjo e fundit i ka dhënë Moskës zyrtare.
Masat e propozuara përfshijnë ndalimin e eksportit të mallrave me përdorim të dyfishtë dhe teknologjive të përdorura për qëllime ushtarake që mund të rrisin kapacitetin industrial të vendit, sanksione për naftën, qymyrin, produktet e çelikut dhe arin, kufizimet tregtare për mallrat luksoze, investimet dhe ofrimin e shërbimeve të caktuara.
Rusia e përdori Bjellorusinë si pikënisje për të sulmuar Ukrainën shkurtin e kaluar dhe trupat e pajisjet ruse vazhdojnë të jenë të stacionuara në vend.
Ndërkohë, në terren situata vijon të jetë problematike. Zyrtarët ukrainas raportuan se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë e plagosën mbi 20 persona teksa në lindje të vendit vazhdojnë luftimet e ashpra.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski tha se luftimet ishin të ashpra në Donetsk me qëllim shkatërrimin e qyteteve dhe fshatrave.
‘Situata në front, dhe veçanërisht në rajonin e Donjeckut, mbetet jashtëzakonisht serioze. Pushtuesit po i shkatërrojnë qëllimisht dhe metodikisht këto qytete dhe fshatrat përreth tyre. Ushtrisë ruse nuk i mungojnë mjetet e shkatërrimit. Dhe kjo mund të ndalet vetëm me forcë.
Ndërkohë, sekretari i Këshillit të SIgurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksi Danilov ka paralajmëruar një ofensivë ushtarake të Rusisë më 24 shkurt, e cila shënon edhe 1 vjetorin e nisjes së luftës në Ukrainë.
Nga ana tjetër, vendet perëndimore kanë dakortësuar ti dorëzojnë Ukrainës më shumë se 300 tanke për të përballuar sulmet ushtarake që vijnë nga Rusia.



