EMA i jep dritë jeshile AstraZeneca: E sigurt, s’ka lidhje me trompozën

EMA i jep dritë jeshile AstraZeneca: E sigurt, s’ka lidhje me trompozën

Agjencia Europiane e Barnave ka dalë në përfundimin se vaksina “AstraZeneca” do të vazhdojë të injektohet, pasi nuk paraqet asnjë rrezik për qytetarët.

Drejtorja e Agjencisë Europiane të Barnave (EMA), Emer Cook, deklaroi pasditen e sotme se komiteti i sigurisë i agjencisë kishte vendosur “qartë se vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe efektive” dhe se përfitimet tejkalojnë rreziqet e mundshme.

Më tej ajo shtoi se: “Vaksina nuk shoqërohet me një rritje të përgjithshme të rrezikut të ngjarjeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut”.

AstraZeneca tha disa ditë më parë se 17 milionë njerëz kishin marrë deri tani dozën e AstraZeneca dhe se incidentet e mpiksjes së gjakut ishin “shumë më të ulëta sesa pritej të ndodhnin natyrshëm në të gjithë popullsinë”.

OBSH rekomandon gjithashtu përdorimin e serumit anglo-suedez për vendet që kanë pezulluar administrimin. Ndërkohë, BE po përgatitet për një shtrëngim të ri në eksportin e vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy