Tirana dhe Partizani ndajnë pikët, derbi i kryeqytetit nuk prodhon fitues

Tirana dhe Partizani ndajnë pikët, derbi i kryeqytetit nuk prodhon fitues

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit nuk prodhoi fitues. Supersfida e javës së 15-të, u mbyll në barazim 1-1.

Një përballje e luftuar nga fillimi deri në fund, por nuk kishte fitues. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh, teksa në minutën e 28-të, ishte Florent Hasani që zhbllokoi sfidën me një supergol.

Një lëvizje e zgjuar nga stoli e trajnerit Abilaliaj, vendosi baraspeshën. Në minutën e 80-të, Keko shfrytëzoi një pasim të marrë në zonë dhe shënoi golin e barazimit.

Rezultati nuk ndryshoi dhe në fund skuadrat ndanë pikët. Me këtë barazim, Partizani mban vendin e dytë me 29 pikë, 4 më pak se Egnatia kryesuese, ndërsa Tirana renditet në vendin e tretë me 22 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy