Xi flet me Zelensky-n në telefon

Xi flet me Zelensky-n në telefon

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij ukrainas, Vladimir Zelensky, kanë biseduar në telefon, në bisedën e tyre të parë zyrtare që kur Moska filloi operacionin e saj ushtarak në shtetin fqinj më shumë se një vit më parë.

Zelensky shkroi në Twitter se dialogu ishte "i gjatë dhe kuptimplotë". Ai tha se biseda, së bashku me emërimin e një ambasadori në Kinë, "do t'i japë një shtysë të fuqishme zhvillimit të marrëdhënieve tona dypalëshe".

Xi i tha Zelenskit se “dialogu dhe negociatat janë e vetmja rrugëdalje e mundshme”.

"Kina as nuk do ta shikojë zjarrin nga ana tjetër, as nuk do t'i shtojë benzinë ​​zjarrit, e lëre më të përfitojë nga mundësia për të bërë fitime," tha Xi, cituar nga Global Times. Presidenti kinez u bëri thirrje të gjitha palëve të qëndrojnë "të qetë dhe të përmbajtur" kur merren me mundësinë që konflikti të kthehet në një konfrontim më të madh. "Askush nuk fiton një luftë bërthamore," tha ai.

Xi premtoi të dërgojë "një të dërguar special" në Ukrainë dhe vende të tjera për të "kryer komunikim të thellë" në lidhje me zgjidhjen e konfliktit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy