
Mijëra studentë libanezë kanë marrë pjesë sot në demonstratat antiqeveritare në Beirut, si pjesë e mobilizimit popullor që ka nisur qysh nga mesi i tetorit në qytete të ndryshme të vendit. Shkollat u rihapën këtë javë pas dy javësh mbylljeje, por shumë studentë nga kryeqyteti, nga institucione publike dhe private, dolën në rrugë dhe u bashkuan në sheshin qendror Piazza dei Martiri. I njëjti mobilizim studentor u bë dje në Tripoli, një qytet në veri të Libanit, ku mijëra studentë të universitetit u mobilizuan masivisht. /Ansa/



